Fëmijët nën moshën 13 vjeçe nuk do të ndiqen më penalisht në Francë, njoftoi ministri i drejtësisë i vendit.
Nicole Belloubet zbuloi se qeveria tani po zbaton një reformë të re që parasheh se ata që nën moshën 13 vjeçe kryejnë krime, nuk do të përballen me akuza penale, pavarësisht nga veprimet e tyre.
Në vend të ndjekjes penale, me ta do të merren punonjësit socialë, për një periudhë afro 18 mujore, derisa të arrijnë moshën.
Sipas ligjit të deritanishëm, vetëm fëmijët nën 10 vjeç nuk mund të rëndoheshin me akuza penale.
Shkelësit e mitur zakonisht vendosen nën arrest shtëpie, të detyruar të ndërmarrin trajnime ose, në disa rrethana, të vendosen në kujdestari shteti.
Reforma në fjalë ka tërhequr polemika duke u quajtur “vendim i rëndë” dhe “mohim i realiteteve”.
Njoftimi erdhi një vit pasi një djalë 10-vjeçar u akuzua për zjarrvënie ku një grua dhe tre fëmijët e saj humbën jetën nga ky zjarr.
Në vitin 2016, një djalë 11-vjeçar nga Lyoni, goditi shokun e klasës në stomak dhe më vonë u akuzua për vrasje në tentativë. /tesheshi.com/