Kitarra e John Lennon, e cila është përdorur për të kompozuar dhe regjistruar këngë si “Love Me Do”, “I Want To Hold Your Hand” dhe shumë suksese të tjera është shitur në ankand në Kaliforni për 2.4 milionë dollar (rreth 2.23 milionë euro). Shtëpia e ankandeve, Julien’s Auctions, ka bërë me dije se kitarra, një Gibson J-160E është përvetësuar ditën e shtunë nga një blerës anonim.
Bëhet fjalë për një nga dy kitarrat unike që u dërguan nga Shtetet e Bashkuara në Mbretëribnë e Bashkuar në vitin 1962 për Lennon dhe George Harrison. Lenon e përdori deri rreth një vit përpara se ta ndërronte me atë të Harrison dhe gjurmët e instrumentit humbën në vitin 1963.
Për 50 vite rresht nuk u morr më vesh se çfarë u bë me kitarrën, deri vitin e shkuar, kur një burrë në Kaliformni zbuloi se një kitarrë që ai kishte në pronësinë e tij, mbante një vlerë historike. Ai ekzaminoi kitarrën nga një ekspert i fushës dhe konfirmoi gjithë dyshimet e tij./tesheshi.com/