Jose Mourinho mund të mbetet në kujtesën e disa tifozëve të skuadrës londineze Chelsea, pasi fotografitë e tij brenda dhe jashtë impiantit të futbollit “Stamford Bridge” janë larguar.
E vetmja shenjë e të ashtuquajturit “Special One” në rrethinat e stadiumit ka qenë një foto e madhe së bashku me ekipin, e ngritur mbi një mur pranë hyrjes në Britannia Gate, e cila u largua fundjavën e shkuar.
Imazhi i tij është zëvendësuar tashmë me atë të kompanisë së veshjeve të njohura sportive Adidas.
Mourinho u shkarkua nga detyra e menaxherit të Chelsea-t më 17 dhjetor të 2015-ës pas rezultateve të dobëta, duke përfshirë nëntë humbje në 16 ndeshje, dhe ftohjes së marrëdhënieve me pronarin Roman Abramovich, i cili nuk pati rrugëdalje tjetër.
Në vendin e tij u emërua Gus Hiddink, që ka vijuar menjëherë me rezultate pozitive. /tesheshi.com/