E keni menduar ndonjëherë që librat t’ju flasin? Në ditët e sotme, të bësh librat të flasin nuk duhet a t’i hapësh pasi mjafton që t’i vendosësh njëri sipër tjetrit dhe të dish t’i dëgjosh. Kështu lindi në Itali hashtagu #LibriParlanti (Librat që Flasin), i cili është duke pushtuar Twtterin dhe ka gjetur përdorim të gjerë. Loja e nisur nga sajti Il Libraio.it është frymëzuar nga poezitë dorsale dhe shërben si një forcë shtytëse për ngjarjen letrare Bookcity 2015, që do të mbahet në Milano data 22 tetor deri në 25 tetor. Veç lexuesve të shumtë, edhe shtëpi të ndryshme botimi në Itali janë bërë pjesë e kësaj sfide. Shikoni në galerinë e fotove disa nga këta shembuj./tesheshi.com/