Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Folkloristi Demir Krasniqi: ju tregoj kush e vrau Rexhën…

by te Sheshi
13/03/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Folkloristi Demir Krasniqi: ju tregoj kush e vrau Rexhën…
133
SHARES

“Çou Rrexhë”, një prej këngëve më të njohura të folklorit shqiptar, psaçërisht atij shqiptar, bart dhe një mister të madh sa i përket subjektit. Dhe këtë, më mirë se Demir Krasniqi, folklorist, etnolog rapsod, dhe gazetar nga Gjilani, nuk mund ta sqarojë askush…

Demir, ju dispononi tekstin origjinal të këngës së Rexhës,një këngë e njohur dhe e kënduar prej dekadash nga këngëtarë dhe rapsodë mëe zë në Shqipëri dhe Kosovë. A mund të spjegoheni më gjatë lidhur me këngën “Çou Rexho!” dhe historinë e saj ?

Sipas burimeve të sigurta historike, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para se të mbahej Lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 1878.

Ngjarja tragjike, ka ndodhur pikërisht në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës .

Rexha, kur ishte  vetëm dy vjeç, i vdes babai  dhe ai rritet jetim nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, ngeli mbeti vejë pa u martuar.

Sipas traditave dhe zakoneve, nëna e Rexhës, me qëllim që ta ruajë djalin që të mos mbetet jetim pa baba dhe pa nënë, kishte pranuar që të martohej me kunatin e saj, përkatësisht mixhën e Rexhës.

Mixha i Rexhës ishte kujdesur për ta rritur nipin e vet,Rexhën deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave tona.

Ditën e dasmës së martesës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hypur në kokë një mërzi e madhe, ngase mendonte se tash po sa të martohet Rexha, do të ndahet prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë , e cila edhe me ligj do t’i takonte nga trashëgimia e babait të tij të ndjerë.

Kjo e solli xhaxhain e tij deri në atë gjendje, sa vendosi që ta vriste bash në ditën e dasmës së tij.

Për këtë qëllim, e mashtroi Rexhën dhe e çoi tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’iu dhënë ushqim kuajve dhe atje e vrau tinzisht në grazhd të kalit.

Pas këtij akti barbar, mixha i Rexhës kthehet vrap tek dasmorët ku ishin duke bërë aheng në odë dhe iu tregoi historinë e trilluar:

“Kuku bre, çka u ba! Shkoi Rexha me iu qitë kuajve ushqim dhe njani prej tyne ka qitë shkelma, ku e ka lanë të dekun në vend, në grazhd të kalit Rexhën”.

Dasmorëve të pranishëm, asnjërit nuk do t’i kishte shkuar mendja se këtë krim kaq mizor, do ta kishte  bërë pikërisht xhaxhai i Rexhës, por të gjithë e morën si lajm tragjik të vërtetë dhe të rastit, që vërtetë kali do ta ketë mbytur me shqelma.

Për të vërtetën tragjike të këtij rasti, ka treguar nëna e Rexhës shumë vonë, pasi që i kishte vdekur burri i dytë, përkatësisht mixha i Rexhës, se vrasësi i vërtetë i Rexhës kishte qënë mixha i vet, e jo kali, siç është propaganduar dhe kënduar plot një shekull e disa dekada kjo këngë elegjiake.

Këtë këngë, ndër të parët e shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës, e kishte sjellë në Gjakovë, familja e këngëtarit tonë të madh Qamili i Vogël, Muhaxhiri, i cili është edhe këngëtari i parë që e këndoi këtë këngë në Radio Prishtina  që nga pas Lufta e Dytë Botërore dhe më vonë edhe nëpër disqe të gramafonit.

Kjo këngë është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, ku e kanë kënduar dhe e këndojnë  edhe në ditët e sotme, por që fatkeqësisht , shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite ia atribuojnë këtë krim kalit, madje edhe duke u tallur e banalizuar në mënyrat më të çuditshme.

Ju jeni vlerësuar si rapsod, krijues dhe interpretuesi mijëra e mijëra këngëve rapsodike. Duke qëndruar Brenda kufijve të modestisë, por sa për informacion, a mund të na e paraqisni një pasqyrë të karrierës suaj?

Kam kompozitor mbi  4000 këngë dhe valle në frymën e melosit tradicional popullor burimor.

2233

Kënga e parë që e kam kompozua  titullohej “Kënga e vashës” dhe këtë këngë e ka inçizuar në Radio Prishtinë  më 1969 , në duet me këngëtaren Liliana Çavolli.

Në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon- 1976” në Ferizaj, kënga e tij kushtuar heroit të popullit Zenel Hajdini, jam shpërblyer me vendin e parë të jurisë profesionale dhe me vendin e parë të publikut. Po ashtu , në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon-1977” në Ferizaj , jam  shpërblyer me një bibliotekë librash. Kam marrë pjesë në festival dhe grupe burimore, e në shumicën e aktiviteteve jam vlerësuar.

Që nga viti 1969 kam qenë anëtar i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë (SAKOJ) në Beograd, anëtar i Mbrojtjes së të Drejtave Muzikore të Autorëve (ZAMP) dhe anëtar i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore (SANAM) në Beograd .

Jam autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull  ”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998.

Jam  kantautor i himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, himnit të “Liberalëve të Kosovës”, “Himnit për Kosovën”, “Marshi i UÇK-së” dhe Himni i “Flakës së Janarit” në Gjilan, si dhe krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.

Gjithashtu  jam mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar, e deri më tani kam mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 13.000 këngë dhe valle popullore  të llojeve të ndryshme trojeve etnike shqiptare. Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.

Kam ushtruar edhe profesionin e gazetarit në radio dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e kam ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruar. Ndër mediumet publike në të cilat kam punua si gazetar dhe moderator i shumë emisioneve, duhet përmendur  Radio “Viktoria” në Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” në Gjilan, gazeta “Bashkimi” në Gjilan, Gazeta javore “Fokus” në Prishtinë, gazeta javore “Perspektiva” në Preshevë dhe ëeb faqja elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër , “Rajonipress” në Gjilan  etj.

Jam vlerësuar me shumë stimuj moralë, e aktualisht jetoj me një pension minimal, që falë fëmijëve në emigracion, se do ishim ekonomikisht të pamundur për të përballuar jetën.

Krijimtaria ime është tërësisht e mbështetur në eposin legjendar dhe në traditat e të parëve të dhe vendlindjes.

Dhe duke iu rikthyer sërish Rexhës, versionit tuaj të vrasjes së tij, cili është varianti tekstual që ju ofroni për këngën e njohur?   

Sipas versionit të melodisë së vjetër të kësaj kënge, tekstin e kësaj ngjarje në origjinal, e kam përpunuar dhe përshtatur për t’u kënduar në këtë variant:

Oh, para Lidhjes së Prizrenit –
Ngjarje t’ mëdha kanë ndodhë gjithë vendit !
N’ Jabllanicë e në Toplicë ,
Kriminelet e Serbisë –
S’i lanë vend kund shqiptarisë !

Oh, mbi tetëqind katunde t’ shkreta –
I përzunë prej trojeve t’ veta !
N’ rrugë t’ pa kthime i kanë nisë ,
Vuajtjet e muhaxherisë ,
Faqe t’ dhimbshme t’ historisë !

Oh, n’ fshatin Stubëll të Medvegjës –
Herët vdiq ai baba i Rexhës ,
La jetim një djalë në djep ,
Ia kish lanë emrin Rexhep ,
Mbet me nënën për gazep !

Oh, nëna e Rexhës derman s’ pat –
U kthye nuse për kunat !
Kështu zakon atëherë asht kanë –
Mos me e lanë djalin pa nënë ,
Shpi e plang shkret mos me i lënë !

Oh, mixha i Rexhës fort ish gëzua –
Me kunatë që ish martua ,
Pa bë dasmë , pa u harxhua ,
Shumë do pare i ka shpëtua ,
Hisen vëllait me e trashëgua !

Oh, kohë e gjatë kështu ka kalua –
Shumë për Rexhën është kujdesua !
U rritë Rexha me u martua –
Nuse t’ mirë i ka fejua ,
Dasmë të madhe i ka caktua !

Oh, n’ ditë të dasmës së martesës –
Shumë dasmorë ju kanë mbledhë Rexhës !
Mixha i Rexhës ish mbërthye –
I kish hipë dreqi mbi krye ,
Po donë Rexhën me e përmbi !
Oh, me pishman dasmën e nisen –
Se tash Rexha do t’ ma merr hisen !
Sillet mixha si n’ bela –
Po e banë plan Rexhën me e vra ,
Me ia marrë hisen për vëlla !

– O, hajde Rexhë, o nipi im ,
Me ju qitë kuajve ushqim !
Krushqit n’ odë këndojnë këngë t’ mallit –
Mixha i Rexhës bishë e malit ,
E vrau nipin n’ grazhd të kalit !

O, shpejt u kthye te krushqit brenda –
Ma vranë Rexhën , kuajt me shkelma !
Ja la krushqit me bajrak ,
Ja la nusen nën duvak ,
Ja la shkret shpi e konak !

Oh, ja la nënën me duar n’ gji –
E vrau nipin me tradhti !
Vajtojnë zogjtë mbi varr të djalit –
Mixha i Rexhës – arushë e malit ,
Ja la krimin shkelmave t’ kalit !

Oh, kaluan vjet , kaloi një shekull –
E vërteta mbeti pezull !
Për këtë ngjarje të vërtetë –
Ka tregua nëna e vet
Ma vrau Rexhën – mixha i vet !

Bisedoi : Gjon Neçaj – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
PD: Rama dje tentoi të manipulojë opinionin publik, kudo ka revoltë

PD: Rama dje tentoi të manipulojë opinionin publik, kudo ka revoltë

Çfarë është sindroma “pica” dhe vogëlushja që vuan prej saj (foto)

Çfarë është sindroma “pica” dhe vogëlushja që vuan prej saj (foto)

Shpërthim i fuqishëm në Ankara, dhjetëra të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Ankara, dhjetëra të plagosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni