Nëse natyra ju ka dhënë flokë të hollë, është një punë e vështirë që t’u jepni volumin që doni, por edhe t’i mbani ato bukur pasi dilni nga shtëpia në mëngjes.
Megjithatë ka një lajm të mirë për të gjithë: ekzistojnë disa mënyra që do t’ju vijnë në ndihmë. Bright Side na sjell një listë me këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që flokët tuaj të duken shumë mirë.
Flokë të shkurtër për më shumë volum
Shumë stilist pajtohen se gjatësia optimale duhet të jetë mbi supe, pasi kështu krijohet përshtypja e një floku me më shumë volum. Gjithashtu flokët në këtë gjatësi janë më të lehtë për t’u rregulluar.
Model flokësh të çrregullt
Që floku juaj të duket me më shumë volum përpiquni që të mos bëni një model të rregullt, përkundrazi. Një tjetër avantazh i këtij modeli flokësh është se përshtatet me çdo lloj fytyre.
Disa nuanca ngjyrash
Ju mund të shtoni volumin e flokëve duke përdorur jo vetëm gërshërë, por edhe ngjyra. Në ndihmë mund t’ju vijë metoda shatush me disa nuanca ngjyrash që kombinojnë me njëra tjetrën.
Thajini flokët me kokën poshtë
Një tharëse e zakonshme flokësh mund t’ju ndihmojë gjithashtu t’u jepni volum shtesë. Thjesht uleni kokën në mënyrë që flokët tuaj të varen përpara fytyrës dhe drejtoni ajrin e nxehtë tek rrënjët./tesheshi.com/