Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flasin nga Kumanova, Ivana maqedonase dhe Xhenisi shqiptar: Zjarri i armëve nuk do e vrasë dot bashkëjetesën!

by te Sheshi
15/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Flasin nga Kumanova, Ivana maqedonase dhe Xhenisi shqiptar: Zjarri i armëve nuk do e vrasë dot bashkëjetesën!

Nga Bekim Laci

Në kohën kur situata në Kumanovë tregohet e qetë dhe gjakrat janë ftohur, pak pas incidentit që rezultoi me të vdekur shqiptarë e maqedonas, janë vetë banorët që reflektojnë optimizëm se marrëdhëniet ndëretnike që kanë ndërtuar ndër vite, nuk mund të prishen nga një incident, aq më shumë kur i njëjti është inskenuar nga pushteti, gjë e cila ishte pasqyruar edhe në analizën e prestigjozes  “Foreign Affairs” e cila shkruan se për ironi, konflikti i policisë maqedonase dhe grupit të armatosur shqiptar në Kumanovë vjen në një kohë kurë marrëdhëniet ndëretnike ishin në nivel shumë të mirë.

Ivana Jordanovska, anëtare e bordit të të “Young Europian Federalist” dhe Xhenis Sulimani, jurist, rrëfehen për raportet që po jetojnë mes tyre shqiptarë  e maqedonas, këto kohë të trazuara.

Jordanovska thotë se familja e nënës së saj jeton tek lagja ku ndodhi përleshja e fundit, kështu që gjithmonë kanë qenë në kontakt të afërt dhe marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët: “Kësaj i shtoj edhe aktivitetin tim në OJQ dhe iniciativa të ndryshme që kanë  bërë të bashkëpunoj me shqiptarë, me të cilët kemi ndarë idealin për shoqëri më të mirë dhe më demokratike e cila do të mundësojë jetë normale për të gjithë”

Xhenis

Xhenisi nga ana tjetër potencon faktin se diversitetit etnik dhe fetar bën që kontaktet të vijnë domosdoshmërisht: “Personalisht kam shumë shokë e shoqe nga etnitë dhe konfesionet tjera. Kam studiuar në Shkup, ku studimet i kam ndjekur maqedonisht dhe më tepër kam zgjeruar shoqërinë me etnitë tjera. Marrëdhëniet në nivel shoqëror në mes maqedonëve dhe shqiptarëve janë të mira. Problemi qëndron në elitat politike, të cilat synojnë pushtetin duke luajtur me kartën e nacionalizmit”, thotë Xhenisi.

Të dy bashkëbiseduesit janë të sigurt se raportet nuk do të ndryshojnë pas kësaj që ndodhi:

“Rastisa në autosradë gjatë aksionit për evakuimin e civilëve në incidentin e fundit. Shqiptarë dhe maqedonas, pa dallim përkatësisë etnike, ishin detyruar të marin valixhet dhe të braktisin shtëpitë. Ky nuk ishte sulm i një grupi etnik mbi tjetrin, por ishte sulm i një grupi kriminelësh të cilët shihet qartë se janë të gatshëm për gjithçka, pavarsisht pasojave mbi civilët dhe shtëpitë.

Për mua, kjo kjo nuk do të ndyshojë mendimin e mirë që kam për shqiptarët”, thotë Jordanovska, ndërkohë Xhenisi apelon për zgjuarsi: “Situata e krijuar duhet të jetë edhe nxitje për iniciativa qytetare të cilët do të mbronin të gjithë qytetarët nga çdo rrezik i mundur, në mënyrë që për hesapet e politikanëve mos të prishen marrëdhëniet ndërnjerëzore”

Ivana

Përkundër faktit se ajo që u tha më lartë është një perceptim i përgjithshëm që u pa në prononcimet e qytetarëve nëpër mediat maqedone dhe shqiptare, Jordanovska  akuzon mediat maqedonase se kanë tentuar t`i japin prapavijë etnike: “Ky incident nuk u nis nga urejtja etnike, por fatkeqësisht kishte disa media të cilat duke vrapuar pas sencacionit shtrembëruan faktet. Kumanovarët jetojnë bashkë çdo ditë, por imagjinoni perceptimin e krijuar tek maqedonasi në Strumicë apo Manastir kur ka parë lajmet në TV Alfa, i cili praktikisht shpalli luftë në Kumanovë”, thotë ajo, ndërkohë Xhenisi situatën e krijuar e shesh si test: “Gjitha kartat janë të hapura, por prapë ritheksojë është test për vetëdijen tonë, aq sa mund të pritet përkeqësim, aq mund të ketë hapësirë edhe për përmirësim dhe shfaqje të vullnetit të qytetarëve për përmirësimin e raporteve, duke krijuar kështu mburojë për çdo përkeqësim të mundshëm”.

Bashkëbiseduesit në rrëfimin tonë kërkojnë syçelësi, sepse sipas tyre, pushteti do të rezistojë akoma dhe nuk do të dorëzohet lehtë, pasi siç thotë Jordanovska ai  ka shumë për të humbur, dhe tani gjendet në situatë të njëjtë sikur njeriu që mbytet në ujë ndërsa tenton të shpëtojë duke u mbajtur për fije kashte: ”Shpresoj të mos jenë aq të paskrupullt, sa që të shkaktojnë dhunë të cilën askush nga ne  nuk e dëshiron. E kemi të nevojshme të dëshmojmë se ka kaluar koha kur gjëja më e rëndësishme ishte të që shqiptarët dhe maqedonasit të jenë njëri kundër tjetrit”.

Mendimin e njëjtë e ndan edhe Xhenisi: “Patjetër se fajtori për këtë gjendje e ka emrin Gruevski. Kush tjetër pos ekzekutivit të tij në shtet mund të jetë përgjegjës për ngjarje që prishin rendin shoqëror. Ku janë masat mbrojtëse për t’i mbrojtur qytetarët?! Unë apeloj që kësaj here të spikatet humaniteti tek njerëzit dhe duke ndërmarrë iniciativa të ndryshme mos lejojnë prishjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore”

Ka muaj që nëpër rrugët e Shkupit, shqiptarë e maqedonas protestojnë bashkë  kundër reformave të këqia në arsimin e lartë, kundër ligjit të keq për punonjësit me honorare, kundër terorit mbi mediat, kundër brutalitetit policor, bashkë për drejtësi dhe demokraci.

“Sa më shumë qytetarë e shohin këtë, aq më të vogla janë gjasat që ky pushtet të shkaktojë dhunë.

“Ata dëshirojnë të vjedhin sa më shumë që munden, ndërsa në dëshirojmë të jetojmë më mirë. Këtu nuk ka kompromis”, përfundon rëfimin e saj Ivana Jordanovska. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri
Sociale & Shoqëri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Shqiptarët e Shqipërisë: 3 milion, as më pak e as më shumë!

Shqiptarët e Shqipërisë: 3 milion, as më pak e as më shumë!

Deputeti Tom Doshi akuzohet se fshehu 23 milionë euro

Deputeti Tom Doshi akuzohet se fshehu 23 milionë euro

Shqipëria turistike zbulohet dhe në Arabi: një e përditshme e Emirateve shkruan për ishullin e Sazanit

Shqipëria turistike zbulohet dhe në Arabi: një e përditshme e Emirateve shkruan për ishullin e Sazanit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni