Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë që u përjetua me zemërim në Greqi. Gjatë një mitingu në Izmir në kuadër të zgjedhjeve lokale, ai kujtoi një fitore historike të turqve mbi grekët aty, në kohën e Ataturkut.
“Jam shumë i lumtur që jam me ju edhe një herë sot në Izmir, në qytetin e fitores në luftën kombëtare dhe në portën e Anadollit, duke e hedhur armikun në det. U çlirua nga armiku një shekull më parë…”, tha presidenti turk.
Presidenti turk theksoi gjithashtu se Turqia duhet të zërë vendin që meriton ndër vendet më të përparuara në botë.
“Ne aspirojmë ta sjellim këtë qytet, i cili është një nga qoshet më të rralla jo vetëm të vendit tonë, por edhe të botës, në një nivel që i përshtatet historisë dhe potencialit të tij të lashtë”. /tesheshi.com/