Kontrabandisti la një grup migrantësh nga Azia e Jugut për të vazhduar udhëtimin vetë, duke iu mbushur mendjen atyre se ata ishin në vendin e BE-së, edhe pse ata ishin në të vërtetë në pyllin Vyborg, raporton BBC.
Pas një kohe, grupi u ndesh me roje të vërteta kufitare të cilët u thanë që ata ishin akoma në Rusi.
Kontrabandisti mori 10,000 euro nga secili prej migrantëve. Përveç parave të humbura, emigrantët paguan dhe një gjobë shtesë në një gjykatë të Shën Petersburg, e cila urdhëroi dëbimin e tyre.
Ndërsa kontrabandisti mashtrues është ende në pritje të gjykimit. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi 1.340 kilometrash. /tesheshi.com/