Një nga gjërat më të bezdisshme në lidhje me udhëtimet, është gjetja e një mënyre për t’u rehatuar e për të bërë një sy gjumë të mirë.
Të qëndruarit pa lëvizur në një fluturim të gjatë në avion, është dëshmuar të jetë një nga situatat më të vështira për gjumë, veçanërisht në qoftë se jeni ulur në klasin ekonomik.
David Scrimshaw dhe Roz Ruwhiu, kanë gjetur një zgjidhje të mirë që do t’u mundësojë udhëtarëve të mbyllin sytë gjatë kohës që udhëtojnë në aeroplan, tren, autobus apo në ulëset e pasme të një makine.
Ata janë shpikësit e FaceCradle, një jastëk udhëtimi që u mundëson pasagjerëve të flejnë qetë.
Gjithçka mund ta ndiqni në këtë video: