Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë u evakuua gjatë një konference të martën, ndërsa gazetarët e mbledhur aty u dërguan në një zonë më të sigurt. Edhe pse nuk u dha asnjë arsye për evakuimin, lidhja live e transmetimit nuk u ndërpre në mënyrë të menjëhershme, dhe shikuesit mundën të shihnin kontrollin e gjithë Dhomës së Shtypit.

Më herët, një pjesë e godinës ku ndodhen zyrat e Senatit në Capitol Hill, u evakuua, pasi nëpërmjet telefonit u kërcënua për vendosjen e një bombe.
Policia ushtroi kontrolle për rastin në fjalë, duke hetuar se bashku me qen të trajnuar për zbulimin e këtyre rasteve, por kërcënimi rezultoi fals.
gazetaexpress.com