Është herët në mëngjes në një fushë të shafranit jashtë qytetit perëndimor afgan të Herat, ku dhjetra gra janë duke korrur lulet delikate ngjyrë vjollcë, duke punuar me shpejtësi për të mbledhur sa më shumë që të munden, para se dielli të bëhet shumë i nxehtë.
Shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë, i cili shitet me çmimin 1,200-1.800 dollarë për një kilogram dhe është konsideruar prej kohësh si një alternativë për kulturat e opiumit për fermerët e varfër në një vend i cili është duke luftuar me pasojat e dekadave të luftës dhe mungesës së rendit dhe të ligjit.
Deri më tani, ajo ka pasur ndikim të vogël në tregtinë e opiumit, vlera e të cilës sipas OKB kap shifrën prej 3 miliardë dollarë në Afghanistan, i cili konsiderohet si burimi i sasisë më të madhe në botë, nga e cila prodhohet heroina.
Megjithatë, industria afgane e shafranit është duke u rritur dhe duke krijuar një reputacion për cilësi në një treg i cili është ende i dominuar nga Irani, lider me pothuajse 90 për qind të prodhimit botëror.
“Ka një kërkesë e madhe për shafranin afgan”, thotë Bashir Ahmad Rashidi, kreu i kompanisë së shafranit Ariana, i cili eksporton nëpër vendet që nga Franca në Turqi, Indi dhe Shtetet e Bashkuara.
Poaq me rëndësi, është fakti se kjo u ofron grave punësim, në një vend ku mundësitë për punësim të tyre janë të vogla.
I njohur për kultivim, në atë që tani njihet si Afganistan, të paktën 2000 vjet më parë, shafrani është i përshtatshmëm për t’u kultivuar në vendet me klimë të thatë, kërkon punë shumë intensive, por në anën tjetër kërkon pak makineri të sofistikuar apo kapital.
Gul Ahmed, një fermer, thotë se me më shumë ndihmë, kjo industri do të zhvillohet edhe më tej.
“Shafrani është më i mirë se hashashi, sepse kultivimi i lulekuqeve ka shkaktuar ndikime negative në shoqëri dhe tek brezi i ri. Shafrani është një biznes legal dhe gjeneron të ardhura të mira”, thotë ai. /tesheshi.com/