Kryeministri Rama paralajmëroi një dimër të vështirë dhe për Kosovën, sa i përket energjisë, duke theksuar se Shqipëria do i bëhet krah gjithsesi.
“Duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, tha Rama, teksa saktësoi se ç’përfaqësojnë dy termocentralet lëvizëse të ardhura në Gjirin e Vlorës, për të cilat tha se është dashur shumë diplomaci për t’i sjellë.
“Këto të, dy termocentrale lundruese do na japin 114 mega që është e rëndësishme për balancë në kushtet e krizës. Ato s’kanë ardhur kot këtu, kanë ardhur me diplomaci të mëdha. Të gjesh në këto kushte këto struktura është disi e pamundur sepse të gjithë kanë nevojë. Këto janë vendosur në Manhatan e në Berlin e s’janë teneqe”, theksoi Rama. /tesheshi.com/