Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Emigrantë shqiptarë në Itali: pasi ndërtojnë një copë atdhe matanë Adriatikut, i kthejnë shpinën Ditmir Bushatit

by te Sheshi
10/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Emigrantë shqiptarë në Itali: pasi ndërtojnë një copë atdhe matanë Adriatikut, i kthejnë shpinën Ditmir Bushatit

Nga Bardha Nergjoni

Ata mëtojnë të jenë përfaqësuesit më dinjitozë të shqiptarëve jashtë kufinjve, ngaqë janë njerëzit që bëjnë përpjekje maksimale të ruajnë traditat, zakonet, të festojnë së bashku, të mblidhen dhe të jenë një komunitet i konsoliduar.

778642_576115655801710_1848406868_o

Dhe arritja më e veçantë për ta mbetet një nismë e finalizuar me sukses për një shesh me emrin “Skëndërbeg” në qendër të qytetit të Fermos në rajonin e Marke në Itali. Sheshi i blerë me para shqiptarësh të përvëluar nga atdhedashuria në tokë të huaj, e i ndërtuar me kontributin e tyre, është një pikëtakimi për të gjithë. Dhe gjithçka nisi nga një njeri.

1397519_784377464912364_1773077913_o

Quhet Hamit Corogjafi me origjinë nga Berati, president i shoqatës “Skanderbeg” dhe zëvëndëspresident i Federatës Nacionale të Shqiptarëve në Itali, FNAI. Një sipërmarrës që ka kontribuar me të ardhurat e tij, ka përdorur firmën e tij ndërtuese që shqiptarët të kishin një shesh, një krenari, një pikë fokale për t’u mbledhur duke festuar, kujtuar dhe diskutuar edhe për problemet që hasin çdo ditë emigrantët edhe sa i përket trajtimit të tyre nga shteti shqiptar, për të cilin kanë shumë rezerva. Për jetën e tij, sipërmarrjen, shoqatën, pelegrinazhin në Kalabri, Hamit Corogjafi flet për tesheshi.com

Hamit, sa vite keni në Itali dhe si u organizuat në një shoqatë?

Kam 21 vjet që kam ardhur në Itali bashkë me familjen, ashtu si shumë emigrantë të tjerë. Më ka qëlluar të spostohem në disa qytete në kërkim të punës e të një sistemimi sa më të mirë, derisa u vendosëm në qytetin e bukur të Fermos, në rajonin Marche, në afërsi të qytetit të Ankonës. Këtu pashë që kishte edhe shumë familje të tjera shqiptare. Jeta në Itali është frenetike, shumë e ngarkuar me punë e nuk mbetet shumë kohë e lirë për të dalë me miq, për të bërë vizita siç e kemi zakon në Shqipëri etj. Këto gjëra na mungonin, sepse janë pjesë e traditës dhe komunikimit tonë me njëri-tjetrin. Atëherë vendosëm që të krijonim një shoqatë, që të organizonim aktivitetet tona si komunitet emigrantësh dhe të mblidheshim bashkërish në festa, ditëlindje e raste të tjera. Kështu, në vitin 2005 lindi shoqata, së cilës i vumë emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Vërejtëm që kjo gjë u pëlqye nga bashkëatdhetarët tanë, të cilët e vlerësuan dhe marrin pjesë me dëshirë në mjaft aktivitete që organizojmë gjatë vitit.

12031387_171725253167794_2216430973620141578_o

Si shoqatë kemi hapur edhe 3 shkolla në gjuhën shqipe, ku fëmijët me prindër shqiptarë që lindin në Itali kanë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe, të njohin historinë, traditat e kulturën e vendit tonë. Kështu ato trashëgohen edhe në brezat e ardhshëm.

Kemi raporte shumë të mira me komunën, shqiptarët kanë hedhur rrënjë të mira këtu, punojnë ndershmërisht e respektohen nga italianët, siç i respektojmë edhe ne, duke i ftuar në festat tona, por duke respektuar edhe ligjet e rregullat e shtetit italian. Ndaj ata na e dhanë me kënaqësi sheshin, ku u vu tabela me emrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Sheshi është 250 metra katrore i gjerë. E kemi shtruar të tërin me mermer. Unë jam sipërmarrës dhe kam një firmë ndërtimi dhe mjeshtrat e mi janë marrë me realizimin e punimeve. Për ndërtimin e sheshit kanë kontribuar të tërë shqiptarët që janë këtu, qoftë me para apo me punë krahu. Busti u porosit dhe u realizua nga një skulptor në Shqipëri, pastaj u suall dhe u vendos tek sheshi, mbi piedestalin përkatës. Sheshi është zbukuruar me një rrjesht mburojash prej bronzi. Aty flamuri shqiptar valëvitet natë e ditë. Dhe ne mblidhemi shpesh herë aty në festat tona.

A ishte e vështirë në krahasim me kënaqësinë që ju dhuroi ky gjest?

Natyrisht, që te realizosh në Itali  një gjë të tillë është mjaft e vështirë dhe ka proçedura të gjata burokratike. Për shembull në qytetet e mëdha të veriut kjo është krejtësisht e pamundur. Kurse ne këtu jemi të lidhur ngushtë me autoritetet e pushtetit lokal. Tashmë kemi edhe miqësira familjare. Ata e kanë parë që emigrantët shqiptarë janë një realitet i pamohueshëm dhe aktiv, që luan një rol jo të vogël,  qoftë në aspektin ekonomik, por edhe atë kulturor e shoqëror. Ndaj na e dhanë sheshin.

Edhe realizimi i punimeve kishte vështirësitë e veta. Por të gjitha ato vështirësi barazoheshin me zero përpara kënaqësisë që na jepte fakti që e shikonim ditë pas dite sheshin të transformohej nga puna e duarve tona, nga djersa jonë dhe inaugurimi i tij është kthyer në një festë të vërtetë, ku merrnin pjesë edhe autoritete qeveritare nga Shqipëria dhe titullarë përfaqësues të ambasadës shqiptare në Romë.

1912540_1007084185975023_669515445599609492_o

Cilat janë festat që festoni më shumë dhe si mblidheni?

Do të thoja që çdo rast është i mirë për tu mbledhur e për të qenë pranë njëri-tjetrit. Ne përkujtojmë përvjetorin e rënies së Skënderbeut, festojmë përvjetorët e krijimit të shoqatës, organizojmë festën e popujve, me pjesëmarrjen  edhe të komuniteteve të emigrantëve nga vende të tjera, kampionate futbolli me skuadra përfaqësuese të këtyre komuniteteve, festën me gatime të kuzhinave tipike të këtyre vendeve, festën e mbarimit të vitit shkollor në shkollat shqipe dhe shpërndarja e dëftesave bëhet me ceremoni e koncert nga nxënësit tek sheshi. Po kështu me një rëndësi të veçantë e pjesëmarrje të gjerë festojmë festat e 28-29 nëntorit, ku ftojmë edhe këngëtarë nga Shqipëria, festën e Vitit të Ri etj. Në mjaft nga këto festa, amvisat shqiptare përgatisin gjëra nga shtëpia dhe mblidhemi e festojmë bashkërisht me gatime tipike shqiptare.

Ju ndoqët së fundi rrënjët e arbëreshëve në Kalabri. Çfarë emocionesh ju përcollën?

Vajtja në Kalabri me një grup përfaqësues të Federatës FNAI, na dha kënaqësi dhe na mbushi me emocione që nuk i kishim parashikuar. Ishim të ftuar nga shoqata “Vorea” në Frachineto dhe nga presidentja e saj, zonja Luçia Martino. Që në hyrje të fshatit, tabela ku ishte shkruar edhe në shqip “Mirëseerdhët në Frascineto”, na bëri te ndihemi midis vëllezërish. E kjo atmosfere u bë edhe më e ndjeshme dhe e ngrohtë në orët e qëndrimit midis arbëreshëve. Ne habiteshim me atë pasion e këmbëngulje që edhe pas 500 vjetësh familjet arbëreshe tregojnë për përcjelljen e gjuhës shqipe tek brezat që vijnë. Madje publikojnë libra e fjalorë në arbërisht dhe në gjuhën e sotme shqipe, ndërtojne programe artistike, kanë disa muze të ruajtjes së vlerave e mbi të gjitha kanë mikpritjen dhe dashurinë për shqiptarët që vijnë t’i vizitojnë.

U njohëm me priftin studiues, shkrimtar e patriot, Antonio Belushi. Ai na ftoi në bibliotekën e tij, një bibliotekë me disa dhoma, të tëra të mbushura me libra në arbërisht, por edhe në gjuhën e sotme shqipe. Mbi të gjitha na bën përshtypje që ai flet një shqipe të kulluar. Studiues i pasionuar, ai ka botuar 12 libra studimore me shumë vlera në fusha të ndryshme të gjuhësisë e të kulturës..

Në mbrëmje na presin emocione të reja në shfaqjen teatrale të grupit artistik të shoqatës “Vorea”. Ata kanë vënë në skenë legjendën e njohur të fjalës së dhënë, nëpërmjet variantit arbëresh “Kostantini dhe Garentina”. Ishte një fundjavë e bukur mes vëllezërve arberëshë, të cilët duke na përcjellje na ftojnë të rikthehemi midis tyre.

11154665_742399849192367_6438609016015867481_o

Çfarë kërkojnë sot emigrantët nga shteti amë?

Për mbi 25 vjet emigrantët shqiptarë janë ndjerë si të braktisur nga shteti i tyre, i cili ka parë tek emigrantët vetëm një burim për ekonominë e vendit dhe nuk janë interesuar kurrë për problemet e nevosa që ata mund të ketë. Ne si federatë edhe me një peticion drejtuar vitin e kaluar parlamentit shqiptar kemi kerkuar krijimin e mundësive që emigrantët të votojnë në shtetin ku jetojnë e punojnë pa patur nevojën të udhëtojnë në Shqipëri për të votuar, si dhe interesimin për bashkimin e viteve të punës së bërë në atdhe e atje ku jetojnë për efekt pensioni. Por janë kërkesa që kanë rënë në vesh të shurdhër.

Keni pasur një takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe reagimi i shumë shqiptarëve nuk ka qenë dhe aq miqësor. Pse ndodhi kjo?

Reagimi ynë ishte i arsyeshëm dhe mjaft paqësor përpara injorimit që ai u bëri emigrantëve duke mos i dëgjuar. Presidentit të federatës sonë nuk iu dha fjala për të ngritur disa probleme që u interesojnë emigrantëve dhe diasporës në përgjithësi. Ndaj ne e braktisëm sallën e takimit dhe bëmë një deklaratë si federatë. Ka ardhur koha që emigrantët të dëgjohen nga politikanët, që të ndihen forcë aktive në të tëra proceset ekonomike, politike e shoqërore të vendit. Përndryshe, çdo takim sa për sy e faqe e për farsa elektorale do jetë i dështuar që në nisje dhe i bojkotuar nga emigrantët. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Një shkrim i Erdoganit në Bloomberg për Muhammed Aliun dhe disa pamje nga ceremonia fetare për ish-boksierin

Një shkrim i Erdoganit në Bloomberg për Muhammed Aliun dhe disa pamje nga ceremonia fetare për ish-boksierin

Gjashtënjakët që 6 vite më parë pushtuan internetin, ja si janë sot…

Gjashtënjakët që 6 vite më parë pushtuan internetin, ja si janë sot...

Venezuela eliminon Uruguajin në Kupën e Amerikës dhe kalon grupin, siç bën dhe Meksika

Venezuela eliminon Uruguajin në Kupën e Amerikës dhe kalon grupin, siç bën dhe Meksika

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni