Me mijëra polakë morën pjesë në marshime proteste në kryeqytetin Varshavë dhe qytete të tjera për të dënuar reformën kontraverse në Gjyqësor. Protestuesit thonë se projektligji kaluar nga Senati, të shtunën, do të gërryejë pavarësinë e gjyqësorit dhe do të minojë Demokracinë.
Ligji i ri u jep deputetëve dhe ministrit të Drejtësisë fuqinë për të emëruar gjykatësit pa u konsultuar me rrethet gjyqësore.
Qeveria thotë se kjo lëvizje është e domosdoshme për shkak se Gjyqësori është i korruptuar dhe u shërben vetëm interesave të elitave.
Projektligji duhet të nënshkruhet nga presidenti Andrzej Duda në mënyrë që të hyjë në fuqi. Ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se mund të vendosë veton kundër tij.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2015, qeveria e partisë Ligj dhe Drejtësi, konservatore dhe populiste, ka kaluar një sërë reformash kontraverse duke nxitur protesta masive. /tesheshi.com/