Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Roli i mediave gjatë puçit ushtarak në Turqi: Ja si New York Times-i i quante “dele” mbështetësit e Erdoğanit

by te Sheshi
17/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Roli i mediave gjatë puçit ushtarak në Turqi: Ja si New York Times-i i quante “dele” mbështetësit e Erdoğanit

Pse organet mediatike në Perëndim nuk e mbështetën demokracinë në Turqi, ndërkohë që luftojnë fort për ta mbrojtur atë në vendet e tyre?

Nga Yusuf Özkir*

Për herë të parë në historinë e vendit, mediat turke luajtën një rol thelbësor në kundërshtimin e përpjekjes për grusht shteti natën e 15 Korrikut 2016. Kjo në fakt u pa edhe në mesazhet që puçistët kishin shkëmbyer më njëri-tjetrin në Whatsapp ku kërkonin me ngulm marrjen nën kontroll të mediave publike dhe nxjerrjen e tyre jashtë loje.

Për këtë arsye, ata morën kontrollin  e televizionit shtetëror TRT dhe e detyruan spikerën që të lexonte deklaratën. Megjithatë, nuk është e mundur të kesh sukses në një grusht shteti vetëm duke marrë nën kontroll një organ mediatik shtetëror duke  marrë parasysh epokën teknologjike në të cilën jetojmë. Në këtë pikë, sjellja e organeve të tjera mediatike ishte jetësore. Në fakt, mediat turke nuk iu binden urdhërit të puçistëve për ta transmetuar “deklaratën e grushtit të shtetit edhe në televizionet e tjera.”

Përkundrazi, jo vetëm që nuk iu bindën këtij të ashtuquajturi urdhër, por mediat turke transmetuan live intervistën e kryeministrit turk Binali Yıldırım, e më pas edhe fjalën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke bërë të mundur që mesazhi të mbërrinte te populli turk. Që nga CNN Turk te NTV, A Haber te Ulusal Kanal e TVNET te TRT, mediat turke u ngritën kundër grushtit të shtetit. Puçistët u futën me forcë në TRT dhe CNN Turk, ndërsa një sulm i mundshëm ndaj A Haber u shmang nga qytetarët turk, të cilët po i mbronin ndërtesat kundër puçistëve. Policia luftoi kundër puçistëve në TURKSAT (sateliti shtetëror turk), duke zbrapsur përpjekjet  e tyre për të marrë nën kontroll të gjitha trasmetimet.

Mesazhi i presidentit Erdoğgan i transmetuar direkt, e ritransmetuar disa herë, luajti një rol të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e vullnetit mbarëpopullor dhe sjelljen e popullit turk në rrugë për të ndaluar tanket e puçistëve. Mediat turke mbajtën anën e qeverisë dhe të popullit, jo të puçistëve, duke parandaluar kështu përhapjen e panikut e të frikës, e duke kontribuar në zbrapsjen e përpjekjes për grusht shteti.

Kjo shënon një moment historik për mediat turke. Në historinë e politikës turke mediat kryesore në shumicën e rasteve kanë mbështetur puçistët – që nga puçi ushtarak i 27 Majit  1960 te puçi i 12 Shtatorit 1980, e që nga puçi post-modern i 28 Shkurtit 1997 deri te memorandumi ushtarak më 27 Prill 2007. Përgjithësisht, mediat kanë vepruar si zëdhënëse dhe transmetuese të puçistëve, sipas rastit. Sidoqoftë, më 15 Korrik 2016 – në datën e puçit të dështuar të organizuar nga organizata terroriste FETO – mediat turke dhanë një shembull të shkëlqyer të fuqisë së gazetarisë në kundërshtimin e autorëve, duke mbështetur demkracinë dhe lirinë. Për këtë arsye, mediat në Turqi përjetuan një pikë kthese në historinë e tyre. Por fatkeqësisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sjelljen e mediave ndërkombëtare.

Mediat amerikane dhe britanike mbajtën anën e puçistëve

Mediat ndërkombëtare, në veçanti ato amerikane dhe britanike, shprehën keqardhje për dështimin e grushtit të shtetit në Turqi. CNN, New York Times, FOX News, Independent, BBC, Financial Times, Washington Post dhe Times ishin të mbushura me ngjarje në favor të puçistëve, në vend që t’i kritikonin ata.

Kryetitujt e gazetave dhe televizioneve të sipërpërmendura anuan qartas me puçistët duke bërë komente të tilla si “Grushti i shtetit do të kishte qenë më mirë për demokracinë në Turqi,” “Mbështetësit e Erdoğanit janë dele,” “Ja si duhej të veprohej që puçi të kishte sukses,” “Lufta kundër ISIS-it do të ndikohet negativisht,” “Erdoğani e meritonte puçin,” dhe “Tendencat autoritariste do të rriten në Turqi.”

Duke parë qasjen e tyre dhe përpjekjet për ta minimizuar sakrificën e popullit turk, mund të themi se mediat perëndimore ishin në favor të puçit të dështuar. Një reagim i ngjashëm, paçka se me tone më ndryshe, erdhi edhe nga politikanët perëndimorë gjithashtu.

Pse organet mediatike në Perëndim nuk e mbështetën demokracinë në Turqi, ndërkohë që luftojnë fort për ta mbrojtur atë në vendet e tyre? Për momentin kjo pyetje mbetet pa përgjigje dhe diskutimet për këtë do të vazhdojnë. Sidoqoftë, mediat turke dhe ato perëndimore patën qasje krejtësisht të kundërta ndaj puçit të dështuar të organizuar nga njerëzit e Fethullah Gyleni të infiltruar në ushtri. E kjo në fakt i vërteton kritikat që thonë se organizata terroriste FETO është një “rrjet i sofistikuar i mbështetur nga fuqitë botërore.” /tesheshi.com/

*Autori është profesor asistent në Universitetin Medipol në Stamboll, në Fakultetin e Komunikimit.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Washington Post: Emiratet qëndrojnë prapa hakimit të mediave të Katarit

Washington Post: Emiratet qëndrojnë prapa hakimit të mediave të Katarit

Rama përgënjeshtron mediat e Athinës: Unë me pushime në Greqi? Edhe qeveria do pushojë në Shqipëri!

Rama përgënjeshtron mediat e Athinës: Unë me pushime në Greqi? Edhe qeveria do pushojë në Shqipëri!

Nga Floriar ARAPI: Benjamin Ferati, respekt dhe krenari

Nga Floriar ARAPI: Benjamin Ferati, respekt dhe krenari

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni