Rezultatet kanë treguar se ata të cilët hanë djathë kanë 12% më pak shanse për t’u sëmurur nga diabeti.
Studimet më të reja kanë treguar se djathi zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, i cili më së shpeshti lidhet me peshën e tepruar trupore. Rezultatet kanë treguar që ata të cilët hanë djathë kanë 12% më pak shanse për t’u sëmurur nga diabeti. Studiuesit theksojnë se jo të gjitha produktet e qumështit kanë një efekt të tillë.
Ata besojnë se djathi ka një efekt të tillë si pasojë e procesit të fermentimit. Mirëpo, ajo që duhet patur kujdes është që mos të konsumohet djathë me nivel të lartë të yndyrës, pasi ata nuk e japin efektin e njëjtë sikur djathërat me pak yndyrë. /tesheshi.com/