Me dy fëmijët e tij si pengje në banesë, 6 dhe 11 vjeç, dhe në sherr me gruan, një 40-vjeçar qëllonte me kallash duke terrorizuar lagjen, ndodhur kjo mëngjesin e kësaj të mërkure në Durrës.
Por kur forcat speciale i shkuan te dera, ai u shfaq para tyre pa bërë asnjë rezistencë, duke mos vijuar më çmendurinë e tij.
Njoftimi zyrtar policor thotë se “nga banesa ku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët. Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov”.