Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka denoncuar faktin që ndërsa diskutohet reforma në drejtësi, disa ligje të saj të cilat pritet të miratohen, në sallën e parlamentit kanë mbetur vetëm 15 nga 140 deputetë.
“Po diskutohet reforma më e rëndësishme në 25 vite”, tha Dule, sipas së cilit është shumë e rëndë që aty mos jenë as dy kokat e saj, Xhafa e Bylykbashi, që në fakt e morrën fjalën, por që më pas ikën nga salla.
Dheajo çfarë tha deputeti Dule është plotësisht e vërtetë. Salla e parlamentit boshatiset sa herë ka diskutime të shtruara.
Deputetët qëndrojnë aty vetëm për t’u gjendur në replikat e nxehta mes Ramës e Berishës, e më pas, sapo situata qetësohet dhe seanca vijon sipas rendit të ditës, shumë prej tyre e braktisin sallën. /tesheshi.com/