Melanie Trump, e cila së shpejti do të zyrtarizohet si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të “braktisë” bashkëshortin e saj. Ajo, bashkë me djalin e tyre Baron nuk zhvendosen dot në Shtëpinë e Bardhë për shkak të shkollimit të 10-vjeçarit.
Kështu, nënë e bir do të vazhdojnë të jetojnë në New York për shkak të angazhimeve të tyre të mëparshme. Sipas portalit të njohur amerikan, “New York Post” , Melanie Trump, ashtu siç do të vepronte çdo nënë e përkushtuar, në fokus të jetës së saj është e ardhmja e djalit të saj, por ajo ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Shtëpisë së Bardhë në Washington, sa herë që të jetë e nevojshme.
Një ish-komandant i Delta Forcës amerikane, duke iu referuar masave të sigurisë, tha se vila ku po banon aktualisht Melanie është shëndërruar në “Shtëpinë e Bardhë të New York-ut”.
Ndërkohë, mundësia e vetme për tu bashkuar familja janë fundjavat, si dhe pushimet, pas sezoneve shkollore./tesheshi.com