Një deklatarë bombastike ka lëshuar një prej mjekëve të Donald Trump.
Harold Bornstein, ish-doktori personal i presidentit amerikan përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar në CNN se Trump e kishte shkruar vetë raportin mjekësor. Bëhet fjalë për vitin 2015, kur Trump hodhi kandidaturën për president.
Në atë raport shkruhej se Trump gëzonte shëndet “perfekt”.
“Ai e ka diktuar të gjithë atë letër. Nuk e shkrova unë”, tha Bornstein në një intervistë për CNN.
Doktori gjithashtu rrëfeu se truproja e Trump-it kishte kryer një bastisje në zyrat e tij në shkurt 2017, pra pas zgjedhjes President i SHBA-së, duke hequr të gjitha të dhënat mjekësore të presidentit.
Sipas Bornstein, arsyeja për këtë bastisje ishin marrja e provave mbi një ilaç për rritjen e flokëve që ai jepte me recetë Donald Trump-it.
Nuk është ende e qartë përse doktori i ngriti këto pretendime në këtë moment dhe nuk ka ende një koment nga Shtëpia e Bardhë. /tesheshi.com/