Sot ka ditëlindjen kosovari Sami Ukshini, i njohur për shqiptarët si komandant Sokoli. Ai tashmë ndodhet në burg si një prej të arrestuarve të ngjarjeve të Kumanovës në “Lagjen e Trimave”, majin e këtij viti. Dhe i biri i tij, Ari 11-vjeçar, ka zgjedhur faqen sociale të Facebookut për t`i uruar ditëlindjen të atit:
“Babi im, i shtrejti im, do doja ditëlindjen tënde ta festonim bashkë, por ti gjindesh i mbyllur në qeli me grilla padrejtësisht, por unë të përqafoj dhe të uroj 100 vite tjera të bukura pranë familjes . Je krenaria ime dhe e gjithë popullit shqiptarë ,për të cilet sakrifikove gjdo gjë”, shkruan Ari i vogël.
Në aksionin policor të 9 dhe 10 majit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, e banuar plotësisht me shqiptarë, e pësuan rreth 130 familje me 68 shtëpi të shkatërruara. Nga përleshja mes policisë dhe grupit të armatosur nga Kosova, mbetën të vrarë 8 policë, kurse 38 u lënduan. Ndërkaq, nga grupi i armatosur humbën jetën 10 persona. /tesheshi.com/