Një ish-zyrtare e lartë e një institucioni të rëndësishëm ka hapur polemika sot me anë të një postulati që ka vënë në piskun e temperaturave marramendëse të vapës.
“Mes një drejtësie të korruptuar dhe një drejtësie në duart e Ramës dhe Metës, unë zgjedh të parën”, shkruan Endira Bushati, ish-këshilltare ligjore e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetare e Autoritetit Audiovizual Shqiptar, që kontrollon radiot dhe televizionet në vend.
Në fakt kjo frazë e zonjës Bushati është alogjizëm, pasi një drejtësi e kontrolluar është dhe e korruptuar, pasi korrupsioni nuk është vetëm financiar por dhe moral e intelektual…/tesheshi.com/