Janë shumë filma të ish-Kinostudios, të cilat pasqyrojnë molepsjen e moshave të reja në kushte shkollore me idetë komuniste (foto kryesore: “Qortimet e Vjeshtës”. E kjo pasqyrohet dhe në dokumentat e kohës.
Një shkresë e “Kuesturës mbretnore të Tiranës” dhe e miratuar nga prefekti Qazim Mulleti, dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, zbulon se si ishin përhapur masivisht idetë komuniste në Shqipëri ndër nxënësit e shkollave të ulëta, në vitet ‘41-’42.
Duke analizuar në detaje këtë fenomen, kuestori P.Papalilo shkruan: “Në zbulimin e shumë qendrave komuniste si dhe arrestimin e disa personave eksponentë komunistë, prej dokumenteve me randësi që na kanë ra në dorë rezulton se propaganda komuniste gjithë aktivitetin e saj e ka përdorë e asht tue e përdorë në rininë shqiptare, dhe organizata e saj me program te caktuem dhe taktike perfekte asht hedh sidomos n’organizmin e rinisë shkollore.
Kjo organizatë ndahet në dysh në atë shkollore e në atë popullore. Në atë shkollore ndahet në tri degë:
- A)Shkolla fillore prej klasës së IV
- B)Shkollat e mesme klasat e uleta
- C)Shkollate e mesme klasat e nalta
Kjo organizatë interesohet me imponue idetë e saj n’organizatat e ndryshme shkollore si në sport, në muzikë në letërsi e në teatër.
Po prej këtyre dokumentave vërtetohet se në këtë organizatë bëjnë pjesë nji shumicë studentash të Shkollave të mesme të Mbretnisë, të cilët janë edhe faktorë kryesorë të çdo ç’qetësimi dhe kundërshtimi si dhe shumojnë rreshtat e komunistave në këtë vend e qi japin kontributin ma të madh idesë komuniste me ç’do mjet.
Por siç mund të dallohet më poshtë në një pjesë të shkresës, komunistët cilësohen si organizatë terroriste. E jo vetëm kaq. Ata akuzohen për trazira në Ballkan, si dhe pë krijimin e një konfederate ballkanike, gjë që ngjan me debatin e sotëm për Schengenin rajonal.
“Për ti premun pra hovin kësaj prganizate terroistike, kaq të damshme për vëndin tonë, e sidomos në këtë kohë lufte, qi intrigat e spiunazhi i huaj ka hedh thonjtë me çdo mjet me krijue ngatërresa në Ballkan me qëllim me formue nji fushatë ballkanike kundra fuqive të Boshtit, tue përhapun idenë e nji konfederate ballkanike, jemi të mendimit që për këtë vit shkollat e mesme të mbyllen përgjithësisht e nëse kjo për ndonji arsye e pamundun, të paktën, për këtë vit, të mos funksionojnë klasat e nalta të këtyne shkollave.
Të dnalohet ardhja e djelmoshave të këtyne klasave n’kryeqytet, ose të merren nëpunësina shtetnore parashtetnore ose private, pa pasë ma parë pëlqimin e kuesturës.
Gjithashtu dhe për atë t’INSTITUTIT FEMNUER “NANA E SKENDERBEUT”, ku kjo ide çkatërruese kishte hjedh rranjët ma të forta.
Lutemi që çështja të studiohet në objektivitetin ma të madh, para se të gjindemi përpara ngjarjeve me randësi.
Kuestori
P.Papalilo.
P.T.
Ministries P. Mbrendshme
(Zyrës politike)
Tiranë
Parashtrohet për dijeni e me lutje që të studiohen mënyrat e rregullimit, tuj na njoftue mundësisht përfundimi.
Prefekti Qazim Mulleti”. /tesheshi.com/