Një pemë për Krishtlindje në një hotel luksoz në Spanjë është zbukuruar me sende me vlerë rreth 15 milion dollarë, sipas mediave amerikane.
Pema e hotelit në Spanjën Jugore është zbukuruar me diamante rozë tre karatësh, diamante të kuqe ovale, të zeza dhe të bardha dhe safirë me katër karat.
Përveç gurëve të çmuar, hoteli thotë se pema është zbukuruar me sende të tjera, përfshirë edhe shishe parfumesh.
Të gjitha dekorimet janë të bëra me dorë dhe diamantet janë frymëzuar nga tema dhe elementet e artit dekorativ dhe dizajnit kolonial, mbizotërues në hollin e hotelit. /tesheshi.com/