William e quan vajzën e tij të vetme “minionette” – në frëngjisht do të thotë e vogël, e ëmbël, e lezetshme. Verën e kaluar, në mbrëmjen e ditëlindjes së tij, më 21 qershor 2024, princi i dhuroi vajzës së tij të dashur një biletë për koncertin e këngëtares së saj të preferuar, Taylor Swift. Edhe gjakblutë kanë të drejtë për kulturën pop amerikane.
Por ajo që së shpejti 10-vjeçarja Charlotte e do tashmë – ditëlindja e saj është më 2 maj – është kërcimi, qoftë në muzikën e Tchaikovsky-t apo Shakira-s. Diçka që i referohet gjyshes së saj të ndjerë, Lady Dianna-s, e cila më shumë se gjakblu dëshironte të bëhej balerinë që e vogël. Charlotte-s së vogël mund t’i jetë treguar tashmë incidenti ku Diana, duke dashur të befasojë Charles dhe audiencën në Shtëpinë e Operës Mbretërore në vitin 1985 tanimë të largët, performoi një numër me balerinin Wayne Sleep.
Por në rastin e Charlotte, ku krahasimet dhe asociacionet shumëfishohen është kur flasin për ngjashmërinë e saj, jo vetëm fizike, me stërgjyshen e saj, Mbretëreshën e njohur Elizabeth. Edhe pse mësuesit e akuzojnë për mungesën e “motivimit” të mjaftueshëm në detyrat e shkollës, ajo që askush nuk mund t’ia heqë është aftësia e saj oratorike. Si dhe shpirti i saj humoristik, por edhe talenti i saj për imitim.
Ikonë e modës nga djepi
Kompania e lodrave Electric Ride on Cars e ka renditur Princeshën Charlotte si fëmijën më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 3.6 miliardë paund (rreth 4.2 miliardë euro). Ky vlerësim merr parasysh ndikimin e rëndësishëm të nënës së saj, Kate Middleton, në tendencat e modës, një fenomen që shpesh quhet “Efekti Kate Middleton”.
Zgjedhjet e veshjeve të dukeshës kanë një ndikim të madh në shitjet e markave që ajo vesh dhe ky fenomen tashmë po shtrihet edhe tek vajza e saj, Charlotte. Është e rëndësishme të përmendet se këto shifra janë vlerësime të bazuara në publicitetin dhe ndikimin e familjes mbretërore, sesa në asetet aktuale financiare në pronësi të princeshës së vogël.
E lezetshme dhe e sigurt. Stili i saj nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet e kujdesshme stilistike por edhe me mënyrën se si ajo prezantohet. Me karakterin e saj dinamik dhe të sigurt, ajo tërheq vëmendjen ashtu si stërgjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth II dhe gjyshja e saj Diana. /tesheshi.com/