Trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj toksinave çdo ditë, si pasojë e një sërë faktorësh, të tillë si: ushqimi, uji dhe shumë të tjerë.
Toksinat mund të futen në trup dhe më pas të depërtojnë në gjak, duke shkaktuar shumë probleme shëndetësore, shtim në peshë dhe sëmundje të tjera kronike. Kjo është arsyeja, përse duhet të detoksifikoni vazhdimisht trupin tuaj, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme nga trupi.
Edhe detoksi me karota dhe shafran Indie ka në përbërje shumë detoksifikues natyral dhe do t’ju ndihmojë shumë në këtë proces. Receta është e thjeshtë dhe përgatitet lehtësisht.
Përbërësit:
3 karota të mëdha
1 kastravec
1 filxhan me lakër jeshile
1 limon
1 lugë gjelle shafran Indie
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pasi të përgatitet lëreni të qëndrojë një ditë në frigorifer./tesheshi.com/