Deti i vdekur, liqeni më I ulët dhe më i kripur në botë, një nga atraksionet natyrore më të vjetra, po vdes në kuptimin e plotë të fjalës.
Ai gjendet rreth 426 metra nën nivelin e detit, midis Izraelit, Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të Pushtuar.
Ai përmban dhjetë herë më shumë kripë se çdo oqean apo det. Ai është i pasur me potasium, magnez, calcium etj.
Gjatë një deklarate, EcoPeace shpejgoi se niveli i ujit në Detin e Vdekur ka rënë më shumë se 25 metra gjatë një shekulli si pasojë e zhvillimit të shfrenuar, përfshirë turizmin dhe ndërtimtarinë në zonat përreth detit. /tesheshi.com/