Një incident i rëndë ndodhi në derbin frances Lion – Marsejë, me në qendër Dimitri Payet, futbollistin e njohur marsejas, i cili u godit në kokë me një shishe uji nga tifozeria kundërshtare.
Ndodhi kjo sapo nisi ndeshja.
Ishte sulmi i parë i Marsejës teksa Payet po ekzekutonte një goditje këndi.
🔴 EXCLU : Les insultes et le lancer de projectile sur Payet vus des tribunes 😲 #OLOM pic.twitter.com/mhRG7d7GGb
— PiedsCarrés (@PiedsCarres) November 21, 2021
Ndeshja u ndërpre dhe gjyqtari i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Policia gjeti menjëherë tifozin që hodhi shishen dhe e nxori nga stadiumi. Para kësaj, dikush e goditi me shuplakë njeriun që hodhi shishen nga radhët e tifozëve lionas. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1462515257038016523