Deputeti demokrat Oerd Bylykbashki ka bërë me dije ditën e sotme se ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka denoncuar në Prokurori lidhur me kërcënimet e marra nga Emiljano Shullazi.
Bylykbashi u shpreh se Kule ka denoncuar në Prokurori për kërcënimet, pasi ka informuar Kryeministrin, për të cilin tha se e dërgoi te Ministri i Brendshëm. Sipas demokratit, ministri Saimir Tahiri i premtoi rektorit në detyrë zgjidhje private, duke nënvizuar se kjo është ajo që di të bëjë më mirë qeveria, të menaxhojë krimin.
Duke ju referuar përjashtimit të Sali Berishës për dhjetë ditë nga Kuvendi, ai deklaroi se dënohet ai që denoncoi krimin dhe në këtë mënyrë sipas tij, qeveria tregon se me mbrojtjen që i bëhet krimit askush nuk e kundërshton dot. /tesheshi.com/