Pas misrit me tetë kallinj, dhe kur pa, në një kohë thatësire të pazakontë, nga zona e Kurbinit vjen një tjetër mrekulli biologjike: lulja e diellit me 30 rrathë.
Ka ndodhur kjo në Vinjoll, një fshat i largët, në parcelën e Xhavit Likës.
Në fakt, lulja e diellit pothuajse nuk kultivohet më asaj ane, për shkak të mosinteresit ekonomik, por ja që 65-vjeçari Lika vijon ta ketë në përkujdesje.
Ai tregon se është e rrallë që një lule dielli të nxjerrë deri në 30 rrathë. Sipas tij, sekreti është tek pastërtia e zonës nga ndotjet, por dhe trajtimi i kujdesshëm nga ana e tij ku veçon plehërimin me pleh nga të imtat që mbarrështrohen në zonë.
Xhaviti, përveçse e prezanton me krenari produktin e tij të rrallë, u bën thirrje fshatarëve dhe fermerëve të zonës që t’i largohen kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas tij, kanabisi dëmton tokën, kafshët, e bletët sidomos. Nga apeli i tij kuptohet që ethet e kanabisit kanë pushtuar dhe trevat rreth e rrotull. A. Zani – /tesheshi.com/