Debenhams është bërë supermarketi i parë i madh në Mbretërinë e Bashkuar, që ka njoftuar se do të fillojë me shitjen e shamive tradicionale dhe një gamë të gjërë të veshjeve tjera për gratë muslimane.
Në maj, zinxhiri i supermarketeve do të fillojë të shesë veshje modeste për gra nga kompania Aab në 14 dyqane ndërkombëtare të Debenhams në vende të ndryshme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, Bahrejn, Iran, Indonezi, Kuvajtin, Malejzi dhe Arabinë Saudite.
Ato gjithashtu do të shiten në disa dyqane të Debenhams në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ato në rrugën Oxford të Londrës, si edhe në Birmingham, Manchester dhe Leicester.
Jeanette Whithear e Debenhams thotë se: “Shtimi i këtyre produkteve të reja me cilësi të lartë gamës së produkteve tona, na mundëson që të ofrojmë koleksione të cilat janë shumë të rëndësishme si në tregjet ndërkombëtare ashtu dhe për klientët tanë vendas.”
Ndërkaq, Nazmin Alim, themelues dhe drejtor kreativ në Aab, thotë se: “Ne kemi filluar pothuajse një dekadë më parë si një etiketë që ka ridefinuar modën modeste”. Ai shton se “partneriteti me Debenhams do të hapë mundësi jashtëzakonisht të mira për kompaninë e tyre.”
Edhe pse dyqanet tjera si Marks & Spencer dhe John Lewis kanë futur në treg prodhime të burkini-t, ky besohet të jetë supermarketi i pari i madh që ofron një gamë të tërë të veshjeve muslimane. /tesheshi.com/