David Phillips, profesori i Columbia-s i njohur si anti-turk, është vënë sërish kundër kryeministrit Rama, një ditë pasi ky i fundit reagoi në distancë duke ia injoruar të gjitha kritikat në lidhje me raportet e ngushta Shqipëri-Turqi nën qeverisjen e tij, e theksuar akoma më fort dëshirën për të patur investime turke.
Bën përshtypje fakti se Philips e çon fjalën tek investimi më i madh turk në Shqipëri, ai që konsiderohe motori i ardhshëm i ekonomisë së jugut të vendit, te Aeroporti i Vlorës.
“Do të doja se nga vijnë paratë, ka shumë akuza për asete publike përfshirë telekomin dhe teknologji të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshëm për të ndërtuar një aeroport në Vlorë”, tha Philips gjatë një interviste në Ora Neës.
Por siç dihet, Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga një prej koncorsiumeve të njohura në Turqi që po ndërton dhe Aeroportin e tretë të Stambollit. Megjithatë, gjykimi i profesorit amerikan ka qenë vetëm bardh e zi.
“Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë diçka që e duan BE dhe SHBA”, është shprehur David Philips. /tesheshi.com/