Një shpërthim i papritur i ka vënë flakën dhe e ka shkatërruar një cisternë nafte nga Irani që ndodhej jashtë portit saudit të Xhides. Media shtetërore iraniane raportoi se pista e parë e dyshimit ishte ajo e një “sulmi terrorist”.
Cisterna, e cila ishte në pronësi të National Iranian Oil Company, është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe ka rrjedhur gjithë naftën në Detin e Kuq. Burimet nga mediat e atjeshme thonë se ekuipazhi nuk ka pasur pasoja, dhe se të gjithë janë të sigurt.
Tash e sa kohë ka pasur shumë tensione në mes te Iranit dhe Arabisë Saudite. Qysh kur Irani goditi dy baza nafte në shtator dhe uli prodhimin botëror të naftës për 5%, vendet kanë zhvilluar retorikë të ashpër e me akuza të ndërsjella.
Ndonëse përgjegjësinë për sulmin e shtatorit e kanë pranuar Huthitë e Jemenit, zyrtarët amerikan thanë se raketat goditëse kishin origjinën nga Irani. /tesheshi.com/