Numri i turistëve të huaj që vizituan Portugalinë u rrit me 5.3%, duke arritur një rekord mujor prej 2.3 milionë vizitorësh në gusht.
Kjo është ardhja më e madhe turistike e sezonit veror që është shënuar në vend, siç duket edhe nga të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Statistikave që u bënë publike ditën e sotme.
Shumica e turistëve të huaj erdhën nga Spanja fqinje, e ndjekur nga Franca, Britania dhe SHBA.
Në tetë muajt e parë të 2024-ës, mbërritjet u rritën me 6.7%, krahasuar me një vit më parë dhe arritën në 13.1 milionë vizitorë.
Turizmi është një shtytës kryesor i ekonomisë së Portugalisë dhe vitin e kaluar numri i vizitorëve të huaj në Portugali arriti një rekord prej mbi 18 milionë.
Megjithatë, “bumi” turistik ka sjellë edhe një rritje të numrit të qirave afatshkurtra, duke shkaktuar një tkurrje në tregun e pronave, gjë që ka sjellë protesta në Lisbonë dhe qytete të tjera nga banorët vendas që luftojnë për të gjetur strehim.
Konsumi i lidhur me turizmin arriti në afro 44 miliardë euro, duke zënë 16.5 për qind të PBB-së së vitit të kaluar, ndërkohë që përbën pothuajse gjysmën e rritjes ekonomike prej 2.3 për qind, sipas të njëjtit burim. /tesheshi.com/