Kulla Veneciane e Durrësit mund të konsiderohet këtej tutje si ndër atraksionet më të tërheqëse në një godinë të lashtë në Shqipër. Jo më shumë nga jashtë se sa nga brenda saj, teknologjia është ajo që bën diferencën.
Pamjet e përcjella nga kryeministri Rama, ku shkruan për “Kullën e rilindur Veneciane të Durrësit, pas restaurimit të thellë falë edhe mbështetjes nga fondi europian #EU4Culture🇪🇺 është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore”, tregojnë më së miri se si duhet të jetë këtej e tutje muzealizimi i pasurive tona historike të periudhave të ndryshme në funksion të turizmit. /tesheshi.com/