Kronometër
Shpesh dëgjojmë të thuhet se historia përsërit vetveten, por rrallë herë na ka rënë ta dëgjojmë këtë në spektrin ekonomik. Në zemër të debatit mbi krizën e borxhit të Greqisë që zhvillohet midis kësaj të fundit dhe partnerëve të saj të BE-së, ngrihen konceptet e moralit dhe të borxhit. Koncepte këto që janë debatuar për mijëra vjet. Ideja e pagesave të interesit për borxhin daton që në kohën e Hamurabit, sundimtari i Babilonisë, në rreth 1800 p.e.s; Kodi tij kishte vendosur norma maksimale 33,3% për kreditë e grurit dhe 20% për atë të argjendit. Nuk ishte shumë e theksuar ajo që sot e quajmë “si drejtësi ekonomi”; ai që huazonte bagëtitë e të afërmit të vet kishte të drejtën e disave apo të gjithë viçave që mund të lindin. Fjala interes në gjuhën sumeriane do të thoshte viça. Aristoteli argumentoi se një mall i palëvizshëm si argjendi që nuk jep fryte, nuk duhet të ketë interes.
Koncepti i kamatës (një normë interesi e tepërt) është kontestuar Islami dhe Kisha Katolike. Në librat e tyre thuhet se paratë janë vendosur si mjete këmbimi për të punuar e jo si vlerë në vetvete qe tregtohet. (Shih Kuran : Bekarah dhe Mateu 25:27.)
Më vonë, u perhap koncepti i kredive produktive dhe joproduktive; pra nëse të afërmit tënd i jepje një hua për të paguar trajtimin spitalor nuk merrje në këmbim të këtij favori interes, e nëse i jepje atij para për të bërë biznes, atëhere bashkë me principalin e dhënë medoemos duhej të arkëtoje edhe nje normë të caktuar interesi.
Në përgjithësi, kreditori është parë si partia potencialisht imorale në transaksion dhe gjithmonë ka pasur simpati për debitorin që nuk të shlyente borxhet ndaj huadhënësit “koprac”.
Batica moral u ri-kthye pas në vitin 1945 pasiqë borxhi u bë shumë i përhapur. Depresioni i vitit 1930 “ia shtroi rrugen” huamarrjes. Për ata që lindën pas vitit 1945, borxhi u bë tepër i lehtë për t`u marrë dhe u konvertua në të vetmen mundësi jetese. Rritja e parasë në qarkullim si pasojë e huamarrjes solli inflacion, çka bëri që pesha e vërtetë e shlyerjes së borxhit të gërryhej.
Lidhur me këtë histori qëndron edhe roli i dyjëzuar i shtetit në konflikt të hapur interesi midis debitorit dhe kontrolluesit të ofertës së parasë. Monarkët mesjetare e kishin të nevojshme marrjen e huave për të financuar luftërat e tyre, kur erdhi koha për t`i shlyer këto shuma, ata thjesht refuzuan për ta bërë këtë, ose paguan në monedha të deflatuara, pra pasi kishte rënë fuqia blerëse e tyre e për rrjedhojë debitori dilte me humbje.
Saga e reparacioneve të luftës botërore për herë të parë i dha debatit një kthesë të re: Kejnsi, në të famshmen e tij “Pasojat Ekonomike të Paqes”, argumentoi se përfundimi i shlyerjes së borxheve të gjermanisë do të ishte një “tepricë tregtare gjermane” në kurriz të kombeve të tjera. Ideja e vjetër merkantiliste “të grumbullojmë tepricat” ishte i gabuar, sepse ishte zgjerimi i tregtisë që i bëri kombet të përparojnë, jo tepricat apo mungesat e fondeve.
Por argumenti moral nuk shkoi larg dhe u rishfaq sërish ideja e “borxhit të urryer” – dmth ideja se qytetarët nuk mund të jenë përgjegjës për borxhet e marra nga sundimtarë kleptokratike (si Mobutu në Zaire). Propozime të ndryshme për faljen e borxheve të vendeve afrikane janë vënë përpara në vitet 1980 dhe 1990.
Ky nocion ri del në skenë përpara debatit Greko-Gjerman. Pra, qartazi gjendemi përpara konceptit të debitorëve të papërgjegjshëm e dorëshpuar kundër kreditorëve kopracë e të babëzitur. Kjo situatë gjithashtu risolli në jetë idenë e Kejnsit “për kotësinë e krijimit të tepricave tregtare” në formën e kërkesave për ekonomitë e vendeve të tjera, që me pak gjasa mund të shlyhen. Debati moral rreth borxhit të urryer nuk është aplikuar në realitet; Greqia ka qenë një vend demokratik që nga viti 1974. Por atje është i qartë argumenti ekonomik që thotë se, të gjithë duhet të jenë më prosperues nëse kërkesat janë peceta sterilizuese dhe të gjithë ia rifillojnë nga e para. Kundërargumenti i kësaj teze ka lidhje me rrezikun moral që thotë se përvec faktit që Greqia nuk do të reformohet në të tilla rrethana, nga ana tjetër të tjera vende do ta kopjojnë shembullin e saj.
Me pak fjalë, ajo që po përpiqemi të argumentojmë është se ashtu siç argumentet morale kalojnë nëpër një cikël, kështu bëjnë edhe marrëdhëniet kreditor-debitor. Thënë më thjesht: debitorët fillojnë të marrin shumë hua, kreditorët janë të sigurt për aftësinë likujduese të këtyre të fundit dhe kur kriza e rradhës godet, atëherë debitorët nuk janë më në gjendje të shlyejnë borxhet në të njëjtën fuqi blerëse që i arkëtuan dhe në të njëjtat kushte.
Këto cikle kanë ndodhur mbi një bazë kronologjie historike dhe në intervale të rregullta në të gjithë botën, me rezultate të cilat herë janë kanalizuar në mospagim të plotë të detyrimit dhe herë nëpërmjet inflacionit i cili ia gërryen vlerën reale shumës së dhënë hua. Sistemi monetar ndryshon dhe, si rezultat i kësaj kreditorët përpiqen të gjejnë të tjeta mënyra që të lidhin duart e debitorëve të vet; si psh Standardi i arit, sistemi Bretton Ëoods i normave fikse të këmbimit, euro me rregullat e Mastrihtit e kështu me radhë.
Situata financiare e jashtëzakonshme që aktualisht ekziston, me norma negative të likujditeteve dhe obligacioneve, QE, etj., është një shenjë e qartë e një krize që po shpaloset ngadalë. Një sistem i ri do të hartohet në fund sic është bërë gjithnjë. Por vështirë të thuhet nëse sitemi ri do hartohet si pasojë e deflacionit apo mospagimit të drejtpërdrejtë të huave, ose si pasojë e inflacionit dhe erozionit të kapitalit që vjen si pasojë e tij. Në këtë moment, ajo që duket si fenomeni “Greqi” është vetëm pika e fillimit e këtij cikli i cili na rishfaqet herë pas here në histori.
Burimi: www.economist.com, përshtati Enklid Pelari