Joseph Blatter sulmohet në sallën e konferencave të FIFA-s. Por, jo fizikisht, as dhe me fjalë, por me para, me “simbolin” e korrupsionit pas skandalit që përfshiu qeverinë e futbollit botëror.
Një person i ka hedhur në fytyrë një sërë kartmonedhash false. Më pas, atë e kanë larguar forcat e sigurisë, por edhe presidenti i FIFA-s e la sallën.
“Më parë duhet të pastrohet aty. Për momentin nuk jam në gjendje të flas për futbollin. Ky nuk është futboll”, ka thënë Blatter.
Incidenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale e në media. /tesheshi.com/