Duke ngatërruar ose naivisht ose spekullativisht mosbindjen politike me atë civile, opozita berishiste në parlament ka vijuar me avazin e bllokimit të punimeve, duke sjellë kaos në seanca, me pretendimin e një mosbindjes civile
“Nuk duam Parlament monist” apo “Kuvend burrash, jo horrash”, ishin disa nga pankartat e tyre në seancën e radhës.
Nga ana tjetër, deputetët e PD-së zyrtare të Lulzim Bashës braktën sallën si shenjë refuzimi për sjelljen e kahjes tjetër të tyre.
Në këtë situatë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u tha: “Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet e shqetësimet e tyre, jo hallet tuaja. Jo zhurmën e bilbilave.” /tesheshi.com/