Ish kreu i demokratëve, Sali Berisha, duke folur sot nga foltorja e Kuvendit e ka quajtur Kryeministrin Edi Rama, “Edeskobar”, ndërsa qeverinë aktuale e ka cilësuar si organizatën kriminale më të rrezikshme në rajon e më gjerë.
“Kreu i Meduzës nuk pati kurajo të qëndronte dhe të dëgjonte përgjigjet ndaj problemeve që ngriti dhe akuzave që adresoi. Unë kisha një fjalë për Edescobarin, e ka këtë etiketim për Ballkanin, por do ta ketë për të gjithë Europën”, ka thënë Berisha.
Ai shton se “ky është shembulli i organizatës kriminale, i qeverisë kriminale më të rrezikshme të planetit”. Për Berishën, numri i shqiptarëve që shohin qeverinë si organizatë kriminale është me qindra e me mijëra.
Në vijim të fjalës së tij të gjatë, Berisha shprehu besimin se shqiptarët do të çlirohen nga kjo organizatë kriminale. /tesheshi.com/