Qeveria serbe ka emëruar në krye të stacionit policor të Bujanocit në Luginën e Preshevës, një shqiptar.
Ekrem Krasniqi, një jurist i diplomuar që prej ditës së djeshme ka nisur punë si shef policie.
Emërimi është bërë nga ministria e Brendshme në Beograd, por ende nuk dihet a ka pasur koordinim me strukturat vendore të Luginës së Preshevës.
Krasniqi, i cili ka përvojë 14 vjeçare në polici është i pari shqiptar që ka drejtuar një institucion të tillë në jo vetëm në Bujanoc por në tërë Luginën e Preshevës. /tesheshi.com/