Një befasi e këndshme u shënua në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, ku i ftuar ishte dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Homologja e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, duke mbajtur fjalimin e saj të rastit, në një moment iu drejtua të pranishmëve duke i përshëndetur si një muslimane.
“Esselamu Alejkum” – ishin fjalët e presidentes Kitaroviç në shenjë respekti për komunitetin musliman në Kroacisë, gjest që provokoi duartrokitje të mëdha nga e gjithë salla. M. Krasniqi – /tesheshi.com/
Ndiqeni videon nga minuta 1:50.