Zyra e Bashkimit Evropian përmes një komunikate bën të ditur se takimi i radhës Thaçi-Vuçiç do të jetë më 7 shtator, por nuk tregon se cilat do jenë temat që do bisedojnë.
“Përfaqësuesja e lartë (Federica Mogherini) do të vazhdojë diskutimet me të dy presidentët për marrëveshjen e plotë të normalizimit me qëllim të bërjes së përparimit konkret, duke pasur parasysh prioritetin e bashkëngjitur të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektivës së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Ndërsa ditë më parë Thaçi tha se në takimin e radhës me Vuçiçin do ta prezantojë idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën, çka nuk konfirmohet nga BE.
Kujtojmë se më 9 shtator presidenti serb do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, sigurisht në Veri, ku do takon banorët e komunitetit serb. /tesheshi.com/