Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Europian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi valën e gjerë të emigrantëve.
Ndër pikat e rendit të ditës pritet të përfshihet krijimi i një rojë kufitare i BE-së.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, deklaroi se hyrja për në Europë është tejet e lehtë, duke u bërë një nga faktorët kryesorë për tërheqjen e emigrantëve nga e gjithë bota.
Dhjetëra e mijëra emigrantë janë dyndur në brigjet e Europës këtë vit, duke shënuar një nga lëvizjet më të mëdha të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore. /tesheshi.com/