Gjigandi britanik BBC ka kërkuar falje për një Fake News që ka patur në qendër presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe ka premtuar t’i paguajë dëmshpërblim.
Sipas një deklarate të BBC-së, në maj të vitit të kaluar është raportuar për dhënien e një shume prej 400 mijë dollarësh për zgjatjen e një takimi të qershorit të vitit 2017 midis Poroshenkos dhe presidentit Trump.
Në lajmin e fshirë nga faqja e internetit, BBC kishte pretenduar se pagesa i është bërë ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen.
“Pohimi në lidhje me takimin e qershorit të vitit 2017 nuk ishte i saktë”, tha BBC, duke rikujtuar se lajmi i rremë ishte publikuar edhe në një buletin informativ në Britani.
“I kërkojmë falje nga z. Poroshenko për çdo shqetësim të shkaktuar dhe kemi rënë dakord t’i paguajmë dëmet dhe shpenzimet e gjykatës”, tha BBC në një deklaratë. /tesheshi.com/