Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, ka prodhuar një batutë në formën e një aksiome me theks denoncues ndaj palës kosovare që dialogon me Serbinë në Bruksel. Kurti, duke diskutuar në Kuvend rreth problemeve në Veri, iu drejtua kryeminsitrit Isa Mustafa duke i thënë, atij dhe presidentit Thaçi:
“…ju kur shkoni në Bruksel më shumë jeni temë e dialogut, se sa si palë në dialog”
Sipas Kurtit, edhe temat e diskutimit i zgjedh Beogradi. /tesheshi.com/