Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

    NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

    Shokuese: huliganët egjiptianë sulmojnë pjesëmarrësit e konvojit të Gazës

    Shokuese: huliganët egjiptianë sulmojnë pjesëmarrësit e konvojit të Gazës

    Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

    Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

    “Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

    “Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

    Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

    Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

    Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

    Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

    Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

    Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

    Gjukanoviç: Ky është dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Gjukanoviç: Ky është dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Zyrtarja europiane, "devijim" para fundit të turit ballkanik në Shkup

by te Sheshi
23/05/2025
in Ballkani, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri
10
SHARES

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, vizitoi veriun e Mitrovicës për të parë, siç tha ajo, me sytë e saj, realitetin në këtë pjesë të vendit.

Ajo fillimisht qëndroi në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për të kuptuar sfidat që kanë institucionet e drejtësisë pas largimit të gjyqtarëve serbë.

E shoqëruar edhe nga i dërguari i posaçëm për dialog, Peter Sorensen dhe ambasadori i BE, Aivo Orav, Kallas u prit nga Albert Zogaj, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatës të tjerë.

Më pas, Kallas pati një takim edhe me përfaqësues të strukturave arsimore që veprojnë në veri sipas sistemit paralel serb që nuk njihet nga Prishtina zyrtare.

“Është e rëndësishme të jesh e pranishme këtu në veriun e Kosovës në mënyrë që të vëzhgosh drejtpërdrejt situatën dhe të kuptosh narrativat e ndryshme që po qarkullojnë. Të qenët në terren na lejon të dëshmojmë nga afër se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe të dëgjojmë atë që njerëzit vetë po thonë. Unë vizitova gjykatën, e cila është funksionale, megjithëse ende po pret kthimin e gjyqtarëve serbë. Gjithashtu u takova me përfaqësues lokalë të shkollave për të kuptuar më mirë sfidat aktuale. Të flasësh drejtpërdrejt me njerëzit dhe të shohësh situatën me sytë e tu është thelbësore për të krijuar një panoramë të saktë”, tha Kallas.

Kallas tha se shqiptarët dhe serbët thonë gjëra të ndryshme për situatën në veri por shtoi se ndërkombëtarët japin një pasqyrë të saktë të situatës.

“Njëra palë po thotë një gjë, pala tjetër po thotë diçka tjetër, por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu japin një pasqyrë shumë të përshtatshme, dhe është gjithashtu e rëndësishme të flasësh me njerëzit në terren, dhe pastaj mund të shohim çfarë më shumë mund të bëjmë, në mënyrë që e ardhmja të jetë e begatë dhe e sigurt për të gjithë në Kosovë”, shtoi Kallas.

Pas qëndrimit në pjesën veriore, Kallas u largua në drejtim të Maqedonisë së Veriut duke përmbyllur vizitën e saj të parë në Kosovë.

Në Shkup, ajo deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri

“Bashkimi Evropian qëndron me Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Kaja Kallas

Pas takimit me kryeministrin Mickoski, ajo tha se kjo ishte vizita e saj e parë në Maqedoninë e Veriut, duke vënë në dukje se ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një marrëveshje sigurie me BE-në.

“Është e qartë se Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane. Ju jeni një partner i besueshëm dhe megjithëse rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, mesazhi im është të qëndroni në rrugën e duhur”, tha Kallas.

Ajo deklaroi se ata duan që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane.

“E dimë që ka pengesa dhe kemi diskutuar se si t’i kapërcejmë ato. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe qëllimi ynë është që të gjithë të integrohemi në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në të gjithë rajonin”, theksoi Kallas.

Kjo ishte vizita e dytë e Kallas në rajon që nga marrja e detyrës, pas vizitave në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë nga 7 deri në 9 prill.

Para se të mbërrinte në Shkup, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, ndërsa ishte edhe në Mitrovicën e Veriut. /tesheshi.com/

Related Posts

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Ekstradimi nga Afrika e një inceneratorasi
Kronikë

Ekstradimi nga Afrika e një inceneratorasi

14/06/2025
Gabimi tragjik i kabinës së avionit: teoria pas rrëzimit të Air India që vrau 279 persona
Kronikë

Gabimi tragjik i kabinës së avionit: teoria pas rrëzimit të Air India që vrau 279 persona

14/06/2025
Next Post
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

Uturima lufte mbi Baltik

Uturima lufte mbi Baltik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Ekstradimi nga Afrika e një inceneratorasi

Ekstradimi nga Afrika e një inceneratorasi

14/06/2025
NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

14/06/2025
Gabimi tragjik i kabinës së avionit: teoria pas rrëzimit të Air India që vrau 279 persona

Gabimi tragjik i kabinës së avionit: teoria pas rrëzimit të Air India që vrau 279 persona

14/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni