Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov reagoi ashpër ndaj bllokimit që iu bë nga tre vende në rajon për të fluturuar drejt Beogradit.
Siç është bërë e qartë tashmë, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë ndaluar fluturimin e avionit të tij për një vizitë të planifikuar nmë Serbi, gjë që shkaktoi shumë debat.
“Ka ndodhur diçka e paimagjinueshme. Ky është një veprim shqetësues. Ka pasur një privim të shtetit sovran për të zbatuar të drejtat që ka. Është një demonstrim se sa larg mund të shkojnë NATO dhe BE në përdorimin e mjeteve dhe ndikimit më të ashpër kundër atyre që udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë dinjitetin e tyre për hir të këtyre rregullave të vendosura nga Perëndimi. Vizita e Rusisë në Perëndim perceptohet si një kërcënim në shkallë të gjerë”, tha Lavrov.
Më tej, kryediplomati rus tregohet konkret në qëllimet e vizitës së tij në Serbi, ku përmend Kosovën dhe “Open Balkans”, një projekt i debatueshëm.
“Ndër të tjera kam dashur të konfirmoj qëndrimin rus për Kosovën, Bosnjen dhe ‘Ballkanin e Hapur’, por Brukseli nuk ka dashur ta lejojë këtë. Është e qartë se Brukseli, NATO-ja dhe BE-ja duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të ‘Ballkanit të Mbyllur’”, theksoi Lavrov.
Kremlini tha të hënën se konsideronte një “veprim armiqësor” nga tre vende të Evropës Lindore për të mbyllur hapësirën e tyre ajrore si akt pengues që ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të udhëtonte në Serbi. /tesheshi.com/