Thënia se “oreksi vjen duke ngrënë” është mishëruar së fundi te Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.
Gruaja nga Puka në krye të organit të akuzës, e cila dhe ajo, gjithsesi me padashjen e saj, është një ndër shkaqet e përplasjes politike mes dy kahjeve ç’prej më shumë se dy vitesh, nuk kërkon të jetë më vetëm “e përkohshme”.
Ajo ka zyrtarizuar kandidaturën për të qenë “e përhershme” në krye të Prokurorisë shqiptare, diçka që opozita kur nuk do ta dashironte e aq më pak pranonte
Znj. Marku dorëzoi zyrtarisht kandidaturën për Kryeprokurore këtë të hënë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku rivalë deri më tani ka emra si Olsian Çela, Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj. Afati i fundit për të aplikuar pranë KLP për këtë post është data 2 maj.
Arta Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e përkohshme në fund vitit 2017 pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.
Seanca e votimit për emrin e saj pati skena alla Vetëvendosje, pas opozita lëshoi tymuese në shenjë refuzimi për ta votuar. /tesheshi.com/