Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të errët, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja kryesore për rrathët e errët nën sy. Shpesh ndodh që hija e qerpikëve të na bëj të theksuar rrathët nën sy apo edhe zbrazësia nën sy që formohen gradualisht si pasojë e plakjes.
Një darkë me shumë kripë si dhe një natë e kaluar duke qarë shkakton rrathë të errët apo të ashtuquajturat qeska të zeza. Shkaktari është osmoza. Uji gjithmonë udhëton prej zonave ku koncentrimi i kripës është më i ulët në indet ku ka më shumë krip. Ky princip vlen nëse kripa vjen nga lotët apo nga ndonjë salcë soje.
Ndër shkaktarët kryesor veçohen:
Alergjitë
Ekzema (Dermatiti atopik)
Trashëgimia
Mënyra e jetesës, stresi fizik apo emocional, pirja e duhanit, apo konsumimi kronik i alkoolit i cili dehidron lëkurën dhe trupin
Problemet me frymëmarrje (mund t’i zgjerojë dhe t’i errësoj enët e gjakut të cilët qarkullojnë prej syve në hundë)
Parregullsitë e pigmentimit (njollave)
Fërkimi apo kruajtja e syve
Ekspozimi në diell, i cili rrit prodhimin e malaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës)
Hollimi i lëkurës dhe humbja e dhjamit dhe kolagjenit – normalisht gjatë plakjes, i theksojnë kapilarët e gjakut me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër./tesheshi.com/